PSG kërkon Varane dhe Vinicius nga Reali si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Neymarit

Kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Gerimain kërkojnë marrëveshje të madhe shkëmbim me Real Madridin, ku do të ishin të përfshirë dy yjeve të Mbretërve dhe ylli brazilian Neymar.

Neymar ka qenë lojtari më i përfolur në këtë afat kalimtar të verës, ku shumë thashetheme e kanë rrethuar të ardhmen e tij.

Ylli brazilian ka qenë i lidhur me dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelonën dhe Real Madridin, por klubi francez nuk dëshiron ta shesë Neymarin te klubi nga Camp Nou.

Kështu, Mbretërit duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi duke tentuar disa mënyrë për transferimin e Neymarit në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, drejtuesit e PSG-së kanë insistuar se çdo marrëveshje për të marrë Neymarin, Reali do të duhej të përfshinte Raphael Varane dhe Vinicius Juniorin në ofertë.

Sipas emisionit televiziv francez Telefoot, drejtuesit e Realit hodhën poshtë kushtet e PSG-së, ndërsa kampionët e Ligue 1 gjithashtu kanë refuzuar të pranojnë idenë e përfshirjes së Gareth Bale në çdo marrëveshje të mundshme shkëmbimi.

Ndërkohë, lëvizja e supozuar e brazilianit te ish-klubi Barcelona ka hasur në vështirësi sidomos pas largimit të Philippe Coutinhos te Bayern Munichu.

Gjatë ditës u raportua gjithashtu se drejtuesit parisien janë të hapur edhe për huazimin e Neymarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu