Në lidhje me protestat para SPB Ohër, Prokuroria Speciale Publike doli me deklaratë ku njoftoi se secili person i thirrur si dëshmitar është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes.
“Në lidhje me procedurën parahetimore e cila udhëhiqet nga Prokuroria Speciale Publike, në SPB Ohër janë ftuar në rolin e dëshmitarit që të japin deklarata për rrethanat në lidhje me të njëjtën procedurë. Sipas Kodit Penal, çdo tentative për të ndikuar në dëshmitarët, është vepër penale, ndërsa personat e thirrur si dëshmitarë janë të detyruar ti përgjigjen thirrjes dhe me anë të deklaratave të tyre të ndihmojnë në vërtetimin e fakteve në të cilat bazohet çdo procedurë parahetimore dhe hetimore”, shkruhet në kumtesën e PSP-së./FLAKA.info/