PSP të deklarohet nëse kryetari i komunës Taleski ka të drejtë nënshkrimi nga paraburgimi

Këshilltarët e komunës së Manastirit sot në seancën e Këshillit janë duke diskutuar për raportin tre mujor të buxhetit për vitin 2016, i nënshkruar nga kryetari i komunës, Vladimir Taleski, transmeton TetovaSot.

Pasi që kryetari i komunës e ka propozuar buxhetin, tash nga shtëpia ka kërkuar raport se si është duke u kryer i njëjti, vërtetuan shërbimet nga Komuna e Manastirit.

Partitë opozitare në Këshillë kërkuan që kjo pikë të tërhiqet nga rendi i ditës dhe të mos diskutohet për të, përderisa nuk qartësohet nëse kryetari i komunës guxon që nga paraburgimi shtëpiak të nënshkruan dokumente zyrtare.

Këshilltarja, Gabriela Ilievska nga VMRO-PP nga Manastiri ka kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të tërhiqet për 30 ditë, përderisa PSP dhe gjykatat të mos deklarohen nëse juridikisht kryetari i komunës ka të drejtë që të nënshkruaje dokumente nga paraburgimi shtëpiak.

Ilievska deri te Prokuroria Speciale Publike, Katica Janeva, Gjykata Themelore Shkupi 1, Gjykata e Apelit në Shkup dhe deri te Komisioni parlamentar juridik ka dërguar një kërkesë për dhënien e mendimit nëse kryetari i komunës nga paraburgimi ka të drejt që të nënshkruaj dokumente zyrtare.

“Manastiri gjendet në një situatë të frikshme. Ajo është peng i një njeriu dhe për këtë arsye kërkoj mendim nga këto institucione për zbatimin e nenit 163 nga Ligji për procedurë penale. Nëse ky person ka të drejt që të nënshkruaj dokumente nga shtëpia, nëse personat tjerë pa leje të gjykatësit guxojnë që ta vizitojnë dhe t`i japin dokumente për shqyrtim dhe për nënshkrim”, deklaroi Ilievska.

Këshilltari i LSDM-së, Zoran Stojcevski, situatën me kryetarin e komunës së arrestuar e përshkroi me një fjali:” Gjithçka është njëjtë, vetëm ai po mungon”.

Propozimi i opozitës që të anulohet diskutimi për raportin tre mujor, shumica e pushtetit nuk e pranoi.

“ Do të tregoj për mediet, puna e Këshillit nuk ka pika prekëse me të drejtat dhe kompetencat e institucioneve tjera”, deklaroi kryetarja e Këshillit, Silvana Angelevska./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu