Psuritë e klanit Merko-Kadriu deri në Austri, drejtësia mbyll sytë para skandalit, harrohen milionat që i zhvatën struganëve përmes ‘Sitilajt’

Ndonëse ka kaluar 1 vit nga publikimi i mega skandalit të klanit Merko-Kadriu, të cilët në kurriz të qytetarëve struganë janë bërë milionerë, drejtësia ka vijuar të qëndrojë “sy mbyllur” përballë kësaj afere.

Në tetor të vitit të kaluar, Aleanca për Shqiptarët, denoncoi se si mbi 8 milionë euro transaksione të dyshimta të qarkulluara nga kompania “SitiLajt” kishin përfunduar në xhepat e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merkos dhe Armen Kadriut.

Miliona euro u paguan nga kjo kompani në llogarinë private të Armen Kadriut dhe familjes së tij dhe në llogarinë e UNIVERSITETIT PRIVAT RAMIZ MERKO.

Edhe pse e gjithë kjo aferë u publikua me dokumenta Gjykata e Strugës nuk ndërmori asnjë hap për hetimin e kësaj ngjarje duke u lënë kështu më pas në harresë edhe nga vetë partia e cila e denoncoi, shkruan news33.tv

Asoj kohe u bë me dije se Merko dhe Kadriu kanë në pronësi godinën e një Universiteti privat ku më pas në emër të këtij universiteti ata kanë blerë edhe disa parcela në vende atraktive të qytetit, pranë plazhit.

Parcela janë blerë edhe në emër të Ramiz Merkos, djalit të tij Genc Merkos dhe në emër të bashkëshortes së Armen Kadriut, Besa Kadriu.

Në emër të bashkëshortes së tij, Armen Kadriu ka ndërtuar edhe dy shtëpi në St. Polten të Austrisë. Pas gjithë kësaj afere, lindin pyetjet, pse është lënë kjo çështje në harresë? Pse drejtësia nuk po vepron ashtu si duhet? Pse personat të cilët e publikuan nuk kanë reaguar më tej?/News33.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu