Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Duke pasur parasysh ndikimet e këtyre elementeve në formimin e çmimeve të derivateve të naftës sipas metodologjisë, si dhe dispozitën e përcaktuar sipas nenit 8, paragrafi (3) të Rregullores së formimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të ndryshme të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës në përputhje me metodologjinë e formimit të çmimeve rriten për mesatarisht 2.11%, njoftojnë nga KRRE.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS 95, rritet për 3.00 denarë/litër, ndërsa çmimit e ЕUROSUPER BS 98, të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), rriten për 2.50 denarë/litër.

Nga mesnata ЕUROSUPER BS 95- do të shitet për 107.00 den/lit.

ЕUROSUPER BS 98 -do të shitet për 109.00 den/litër.

ЕURODIZEL (D-Е V) do të shitet për 97.50 den/lit

VAJI EKSTRA i LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1), do të shitet për 95.50 den/lit

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 SU nuk ndryshon, përkatësisht mbetet në të njëjtin nivel siç është përcaktuar me Vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse për transport të datës 31.5.2022, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 SU është 54,640 denarë/litër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu