Publikohen çmimet e reja, ulje rekord e derivateve të naftës në Maqedoni

EURODIESEL nga sonte në mesnatë do të ketë çmim të ri dhe do të jetë më i lirë për 2 denarë, përkatësisht do të shitet për 84,5 denarë për litër.

Hera e fundit që nafta në Maqedoninë e Veriut ka pasur një çmim në këtë nivel ka qenë në prill të këtij viti.

Çmimi i benzinës nuk do të ndryshojë. Do të thotë, çmimi i EUROSUPER-98 do të jetë 86,5 denarë për litër, përkatësisht për EUROSUPER-95, 84,5 denarë për litër.

Çmimi i mazutit mbetet 41,8 denarë, nuk ndryshon as ai ekstra i lehtë për amvisëri, përkatësisht mbetet 82,5 denarë.

Çmim kaq të ulët të derivateve nuk ka pasur në 8 muajt e fundit./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu