Publikohen pamjet kur helikopteri i kolonelit rus hidhet në erë nga raketa ukrainase (VIDEO)

Ky është momenti kur helikopteri rus brenda të cilit ishte koloneli i shquar i Putinit, përplaset në tokë pasi goditet nga raketa ukrainase.

Koloneli Sergey Gundorov, 51-vjeç, ishte goditur me raketë në afërsi të Volnovakha në Donbas, derisa po udhëtonte me helikopter, transmeton Telegrafi.

Helikopteri i tij Mi-35 shpërtheu në ajër, dhe pasi u rrëzua në tokë u krijua një top i madh i zjarrtë.

Megjithatë një helikopter tjetër i ushtrisë ruse që ishte duke shoqëruar kolonelin, arrin t’i shmanget raketave të ushtrisë ukrainase.

Gundorov ishte koloneli i 55-të i njohur i ushtrisë ruse që u vra gjatë luftimeve të ashpra në Ukrainë. Ai ishte i afërt me presidentin rus Vladimir Putin. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu