Publikohet pasuria, Kurti me vetëm 16 euro e 40 centë në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku vërehen disa ndryshime në krahasim me vitin e kaluar, kryesisht te kursimet dhe shpenzimet për qira.

Sipas deklarimit, te pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nuk ka pasur ndryshime të dukshme. Si pasuri e paluajtshme figuron banesa në pronësi të bashkëshortes, me vlerë të deklaruar prej 530 mijë euro.

Sa u përket mjeteve të gatshme, Kurti ka deklaruar vetëm 16.41 centë në emër të tij, ndërsa në emër të bashkëshortes janë deklaruar 19 mijë e 500 euro, me prejardhje nga paga dhe trashëgimia nga prindi.

Po ashtu, janë deklaruar edhe 2 mijë euro kursime në emër të vajzës, si dhe 50 euro të tjera, të cilat sipas deklarimit kanë prejardhje nga familjarët.

Në krahasim me vitin e kaluar, kursimet kanë shënuar rënie, pasi në deklarimin paraprak ishin evidentuar 1 mijë e 800 euro.

Ndërkohë, te detyrimet financiare figuron kredia e bashkëshortes, me vlerë të mbetur prej 160 mijë eurosh.

Një tjetër ndryshim i evidentuar është rritja e qirasë së banesës, të cilën kryeministri tash e paguan 350 euro në muaj, nga 250 euro sa ishte deklaruar vitin e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu