Publikohet sondazhi i fundit për raundin e dytë zgjedhor në komunën e Dibrës, ja kush pritet të fitojë (FOTO)

Qendra për hulumtime politike dhe komunikime (CRPC) ka realizuar një anketë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 31 Tetor, shkruan InfoShqip.

Qytetarët e Dibrës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 31 tetor do t’i japin më shumë mbështetje kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës Bekim Pocesta.

43.58% e numrit të përgjithshëm të të anketuarve do të votonin për Bekim Pocestën nga koalicioni ASH-Alternativa. Ndërsa për Hekuran Dukën nga BDI do të votonin 42.05% të numrit të përgjithshëm të të anketuarve.

Shkalla e gabimit të anketës është nga 2.5 në 3%.

Në vazhdim mund të shikoni grafikun:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu