Publikohet video e sulmit në Las Vagas, ja si forcat elitare futen në dhomën e sulmuesit (VIDEO)

Mediat amerikane kanë publikuar një audio ku dëgjohet se si është situate në hotelin e Las Vegasit, pas të shtënave me armë ku humbën jetën 59 persona.

Në regjistrimin audio dëgjohet se si njësia elitare e policisë amerikane SWAT i afrohen dhomës së vrasësit Stephen Paddock, që gjendej në katin e 32’të të hotelit Mandalay Bay,.

“Tani jemi para derës të dhomës së tij. Të gjithë në korridor duhet ta dinë këtë dhe të tërhiqen. Duhet të sigurohemi nëse kemi ndonjë përgjigje, apo ka ikur diku tjetër”, dëgjohet një polic i paemëruar duke folur në audio incizim.

“Të gjitha njësitë janë në katin e 32’të. SWAT ka eksploziv. Të gjithë në korridor duhet të tërhiqen pas. Të gjitha njësitë pas”, i është përgjigjur zyrtarja nga zyra.

“Futuni! Futuni! Futuni!”, ka thënë polici dhe më pas është dëgjuar një shpërthim.

“Një i dyshuar është neutralizuar në dhomën 135. Kemi nën kontroll të plotë gjithë katin”, dëgjohet në fund të incizimit duke thënë një polic.

Sipas FBI-së, autori i sulmit nuk ka pasur lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu