Punësimi i maqedonasve si shqiptarë, Dimitrievski: Përkatësia etnike është e drejtë personale e aplikantit

Kreu i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në një deklaratë për TV21 ka komentuar punësimin e 8 maqedonasve si shqiptarë në komunën që udhëheqë ai, përcjell TV21. Dimitrievski thotë se kandidatët kanë të drejtë të paraqesin identitetin e tyre, ashtu siç ndjehen dhe se në këtë pjesë nuk ndërhyjnë.

“Kandidatët aplikojnë duke plotësuar aplikim që plotësojnë personalisht dhe gjithashtu duke theksuar se nga cila kombësi janë. Deklarata e përkatësisë etnike është një e drejtë personale e aplikantit. Komuna ka vepruar dhe do të vazhdoj të veproj në bazë të dispozitave pozitive ligjore gjatë punësimeve të kuadrove të reja. Prioriteti ynë është që të kemi kuadro profesional duke mos i ndarë në baza kombëtare ose në baza të përkatësisë etnike, as nuk hyjmë në zgjedhjen personale të kandidatëve për përkatësinë etnike, fesë ose çfarëdolloj përkatësie tjetër për shkak se kjo është personale dhe e drejtë e garantuar me Kushtetutë”, tha Dimitrievski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu