Punonjësit e Boeing në grevë, refuzohet marrëveshja për kontratat e reja

Punonjësit e Boeing në zonën e Seattle votuan 96 për qind të enjten mbrëma në favor të një greve, duke ndaluar prodhimin e avionit më të shitur të kompanisë në një kohë kur Boeing po përballet me vonesa kronike të prodhimit dhe rritje të borxheve.

Greva e parë e punëtorëve të kompanisë që nga viti 2008 do të fillojë në mesnatë, javë pasi CEO i ri Kelly Ortberg mori detyrën në gusht për të rikthyer besimin në kompani pas shkëputjes së një derë emergjence gjatë fluturimit.

Rreth 30,000 punëtorë që ndërtojnë 737 MAX të Boeing dhe avionë të tjerë në zonat e Seattle dhe Portland, iu kërkua të votonin kontratën e tyre të parë të plotë të punës në 16 vjet.

Sipas rregullave të Shoqatës Ndërkombëtare të Makinistëve dhe Punëtorëve të Hapësirës Ajrore (IAM), të paktën dy të tretat e punëtorëve t duhej të votonin në favor të një greve për të vazhduar dhe për të refuzuar kontratën.

Punëtorët e Boeing votuan 96% për grevë dhe 94.6% për të hedhur poshtë marrëveshjen.

Marrëveshja përfshinte një rritje të pagave prej 25 për qind, një bonus nënshkrimi prej 3,000 dollarësh dhe një premtim për të ndërtuar avionin e ardhshëm tregtar në zonën e Seattle, me kusht që programi i ndërtimit të fillojë brenda katër viteve nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Megjithëse udhëheqja e IAM rekomandoi të dielën e kaluar që anëtarët e saj të pranonin kontratën, shumë punëtorë u përgjigjën të zemëruar, duke mbështetur kërkesën fillestare për një rritje pagash prej 40 për qind dhe duke u ankuar për humbjen e një bonusi vjetor.

Të mërkurën, Ortberg u dërgoi një letër punëtorëve duke u kërkuar atyre që të miratojnë marrëveshjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu