Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj mbi ndryshimet kushtetuese që mund ta mbajnë atë në pushtet edhe për 16 vjet të tjerë, një hap që ende duhet të miratohet me një votim mbarëkombëtar.
Putin nënshkroi masën të Shtunën, tha Kremlin, tre ditë pasi kaloi nëpër parlamentin rus me vetëm një votë kundër. Pastaj kjo duhet të miratohet nga Gjykata Kushtetuese e vendit dhe në një referendum të caktuar për 22 Prill.
Sipas ligjit aktual, Putini nuk do të ishte në gjendje të kandidojë përsëri për president në 2024 për shkak të kufijve të afateve, por masa e re do të rivendoste numërimin e mandatit të tij, duke e lejuar atë të kandidojë për dy mandate të tjera gjashtë vjeçare. Ai ka qenë në pushtet që nga viti 2000.
Ndryshime të tjera kushtetuese forcojnë edhe më tej presidencën dhe theksojnë përparësinë e ligjit rus mbi normat ndërkombëtare – një dispozitë që pasqyron irritimin e Kremlinit me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe organe të tjera ndërkombëtare që shpesh kanë nxjerrë aktgjykime kundër Rusisë.
Ndryshimet gjithashtu ndalojnë martesën e të njëjtit seks dhe përmendin “një besim në Zot” si një nga vlerat tradicionale të Rusisë.










