Putin, jo i vetmi: Kush s’është i ftuar në funeralin e Elizabeth II?

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II. Të hënën në Londër konsiderohet si një nga tubimet më të mëdha të krerëve të shteteve dhe anëtarëve të familjeve mbretërore në dekadat e fundit, dhe në këtë mënyrë përfaqëson një ngjarje shumë sfiduese të sigurisë.

Ftesat për funeralin u dërguan gjatë fundjavës dhe pritet të marrin pjesë rreth 500 zyrtarë të lartë dhe shtetarë nga e gjithë bota. Shumica e liderëve botërorë mbërrijnë me fluturime komerciale dhe do të transferohen në vendin e nisjes me transport special.

Funerali do të mbahet në Westminster Abbey, i cili mund të strehojë rreth 2000 njerëz.

Por në vend të lajmit se kush është i ftuar, vjen ai se kish nuk është i ftuar?

Siç ka mësuar BBC, përfaqësuesit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Mianmarit nuk janë të ftuar në funeral. Marrëdhëniet diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë u dëmtuan plotësisht pas pushtimit rus të Ukrainës dhe zëdhënësi i Kremlinit tha javën e kaluar se nuk po mendonte të shkonte në funeralin e Mbretëreshës.

Pushtimi u nis pjesërisht nga territori i Bjellorusisë, presidenti i së cilës, Alexander Lukashenko, është një nga aleatët më të vendosur të Putinit. Për më tepër, Mbretëria e Bashkuar ka tërhequr kryesisht diplomatët nga Mianmari pas një grusht shteti ushtarak në shkurt 2021.

Kush po vjen?

Anëtarët e familjeve mbretërore evropiane

Pritet ardhja e anëtarëve të shumtë të familjeve mbretërore në Evropë, shumë prej të cilëve kanë lidhje me mbretëreshën Elizabeth. Ardhja u konfirmua nga Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Matilda i Belgjikës, si dhe Mbreti Willem-Alexander dhe gruaja e tij Mbretëresha Maxima, së bashku me nënën e tij, ish-mbretëresha holandeze, Princesha Beatrix. Mbreti Philip dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës e pranuan ftesën, ashtu si anëtarët e familjeve mbretërore norvegjeze, suedeze dhe daneze.

Presidentët amerikanë

Shtëpia e Bardhë konfirmoi ardhjen e presidentit aktual të SHBA Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden. Ende nuk dihet se cili nga ish-presidentët ka qenë i ftuar, por dihet se Jimmy Carter, presidenti amerikan mes viteve 1977 dhe 1981, nuk ka marrë ftesë.

Krerët e Komonuelthit

Pritet edhe ardhja e krerëve të shteteve të Commonëealth. Kryeministri australian Anthony Albanese e pranoi ftesën, ashtu si kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau. Kryeministri i Bangladeshit Sheikh Hasina dhe presidenti i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe thuhet se kanë konfirmuar se ata po mbërrijnë gjithashtu. Kryeministri indian Narendra Modi ende nuk e ka konfirmuar mbërritjen e tij.

Liderë të tjerë botërorë

Ftesat u pranuan nga kryeministri irlandez Micheal Martin, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe presidenti italian Sergio Mattarella. Do jetë edhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen. Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-Yeol si dhe braziliani Jair Bolsonaro konfirmuan gjithashtu praninë e tyre. Pritet që të mbërrijnë edhe perandori japonez Naruhito, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Nuk dihet ende nëse do të vijë presidenti kinez Xi Jinping, ndërsa Irani do të përfaqësohet vetëm nga një ambasador. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu