Putin kërkon kontrollimin e muzikës rep në Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin për rritjen e popullaritetit të muzikës rep në mesin e të rinjve rusë, për shkak të përmbajtjes së teksteve.

Duke folur në një mbledhje me këshilltarët e kulturës në Kremlin, Putin tha se kjo lloj muzike nuk duhet të ndalet, por të kontrollohet.

“Nëse është e pamundur të ndalet, atëherë duhet ta kontrollojmë”, tha Putin në mbledhje.

Komentet e tij vijnë pas anulimit të koncerteve nga artistë të famshëm, që analistët thonë se “po i shpërfaqin frustrimet politike dhe ekonomike të të rinjve rusë”.

Putin tha se ndalimi i performancave të tyre vetem se rrit më shumë popullaritetin.

Putin tha se ky zhanërr është i fokusuar në tri parime, seks, drogë dhe protestë, por se ai është i shqetësuar më së shumti për tematikat e drogës duke i konsideruar “degradim të kombit”.

Husky, një reper i njohur rus, këngët e të cilit janë kritikuar nga qeveria, tha se koncertet e tij kanë qenë nën presion për shkak se autoritetet i konsiderojnë tekstet e tij ofenduese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu