Putin mbush sot 70 vjeç, merr urimin nga Kim Jong Un

Presidenti rus Vladimir Putin mbush sot 70 vjeç dhe ka marrë një urim ditëlindjeje nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Në mesazhin e tij, Kim vlerësoi sjelljen e liderit rus ndaj “sfidave dhe kërcënimeve” nga SHBA dhe vlerësoi udhëheqjen e tij, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA).

Ai tha: “Sot, Rusia po mbron me besueshmëri dinjitetin e shtetit dhe interesat e saj themelore nga sfidat dhe kërcënimet e SHBA-së dhe forcave të saj vasale. Një realitet i tillë është i paimagjinueshëm pa lidershipin tuaj të shquar dhe vullnetin e fortë.”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha gjithashtu se lidhjet midis Phenianit dhe Moskës janë “forcuar si kurrë më parë”.

Mesazhi vjen disa muaj pasi Putin i shkroi Kim-it me propozimin që të dy vendet të krijojnë lidhje më të ngushta. Në letër, udhëheqësi i Kremlinit sugjeronte që dyshja të punonte për të “zgjeruar marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe me përpjekje të përbashkëta.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu