Putin paraqet projektet nëse SHBA tërhiqet nga traktati bërthamor INF

Presidenti rus, Vladimir Putin zbuloi sot projektet e Moskës nëse SHBA-ja tërhiqet siç e ka njoftuar nga traktati bërthamor INF-së, duke siguruar se Rusia do të zhvillojë raketa strategjike, deri tani të ndaluara nga marrëveshja e nënshkruar në vitin 1987.

Donald Trump njoftoi synimin e tij për të dalë nga ky traktat i nënshkruar nga lideri i fundit sovjetik, Mikhail Gorbaçov dhe presidenti i asaj kohe, Ronald Reagan.

Në fillim të dhjetorit, Uashingtoni ripërsëriti synimet e tij, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i dha afat Moskës 60 ditë për t’u pajtuar me marrëveshjen.

Ndërsa Vladimir Putin kërcënonte se do të zhvillonte raketa të reja balistike me rreze të mesme veprimi në rast të tërheqjes së palës amerikane, ai për herë të parë paraqiti në mënyrë të detajuar qëllimet e tij gjatë një fjalim të mbajtur përpara drejtuesve më të lartë të ushtrisë ruse në Ministrinë e Mbrojtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu