Situata momentale me koronavirusin kërkon ndryshime fleksibile në fushën e bashkëpunimit ushtarak-teknik që vendi ynë të të mund ta ruajë pozitën udhëheqëse në eksportin e armëve mbrojtëse, deklaroi sot presidenti rus Vlladimir Putin gjatë takimit me përfaqësues të shteteve të huaja.
Putin theksoi se ka konkurrencë të madhe ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit ushtarak-teknik, ndërkaq që përhapja e epidemisë së koronavirusit, që ndikon ndaj ekonomisë globale, krijon rreziqe shtesë”, transmetoi Tass.
“Lidhur me atë, do të duhet të kryejmë ndryshime fleksibile dhe të shpejta në format dhe metodat e punës sonë dhe të gjejmë mënyra më efikase për mirëmbajtje të rolit udhëheqës të Rusisë në eksportin ne prodhimeve ushtarake”, deklaroi presidenti rus.










