Qëllohen me armë zjarri dy të rinj serbë në Kosovë, mediat në Beograd: Autorët ishin shqiptarë, duan gjakun e fëmijëve tanë edhe në Krishtlindje

Dy të rinj serbë, njëri i mitur, janë plagosur me armë zjarri ditën e sotme nga një automjet që ishte në lëvizje.

Policia e Kosovës thotë se të plagosurit janë 11 dhe 31-vjeçarë, kushërin në fshatin Drajkovc të Shterpcës, të cilët u qëlluan nga një makinë në ecje.

Ndonëse policia në Kosovë thotë se autorët janë ende të paidentifikuar, mediat në Serbi kanë nxituar të dalin në konkluzionin se ata ishin shqiptarë.

“Kjo është një përpjekje e dukshme për të vrarë fëmijë të pafajshëm serbë, të cilët shkaktuan telashe vetëm sepse ishin të veshur me kostume të Krishtlindjeve dhe kështu treguan qartë se janë serbë”, thuhet në deklaratë, thuhet në një deklaratë të serbëve të Kosovës.

Deklarata më pas vijon të fajësojë “politikën antiserbe” të Albin Kurtit, duke thënë se “kërkon gjak serbi” edhe në ditën e Krishtlindjes. “Autoritetet ndërkombëtare të reagojnë”, mbyllet deklarata.

Komunikata për media e Policisë së Kosovës:

“Plagosen dy persona në Shtërpcë

Sot, datë 06.01.2023 rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetine Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë.

Janë marrë të gjitha veprimet nga policia, policia e rendit e më pas hetuesit policor dhe krimtekniket nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet.

Aktualisht rruga që qonë për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë.” – thuhet në komunikatën e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu