Qetësohet Shqipëria, trazohet Greqia, Kreta goditet nga 7 tërmete në një orë e gjysmë

Tërmetet vazhdojnë të godasin Ballkanin më të gjerë. Pas Shqipërisë, e cila u godit nga një tërmet me madhësi 6.4 me 26 nëntor, nga i cili 51 humbën jetën dhe më shumë se dy mijë u plagosën, tërmetet më të dobëta nuk janë ndalur deri më sot. Por ato kanë qenë larg, ndonëse brenda rajonit.

Valë tërmetesh goditën zonën e Kretës në Greqi, ku toka u lëkund rregullisht të shtunën. Në një orë e 35 minuta, nga 2.55 e pasdites e deri në 4.30 po pasdite,, Kreta u godit nga shtatë tërmete.

Më e forta kishte një madhësi 4.5. Thjesht duhet të familjarizohemi, deri në shuarjen totale. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu