Qeveria anulon sërish vendimet ministrit Çulev

Qeveria anuloi sërish një sërë vendimesh të Ministrit teknik të brendshëm Naqe Çulev. Bëhet fjalë për 3 vendime dhe 2 urdhra që Çulev i ka dhënë gjatë këtij muaji.

Nga qeveria nuk zbardhin arsyet për anulimin e vendimeve. Kjo nuk është hera e parë që qeveria anulon vendimet e ministrit teknik të brendshëm.

Pak kohë më parë ekzekutivi anuloi 89 vendime që kishin të bëjnë me emërime në sektorë të ndryshëm të MPB-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu