Qeveria do të mbajë seancën e saj në Shtip

Qeveria nesër në Shtip do ta mbajë seancën e katërt të rregullt. Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministrat, siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, do të kenë shumë aktivitete në rajonin e Shtipit. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, si pjesë e aktiviteteve të tija në vigjilje të seancës qeveritare, do të kontrollojë punën në stacionin filtrues Zletovicë në lagjen Babi.

Para mbajtjes së seancës qeveritare në Shtip, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, bashkë me gjeneralin britanik të brigadës, Hju Lojd Xhons do ta vizitojnë Kazermën “Jane Sandanski” në Shtip. Në këtë kazermë realizohet trajnim nën mentorimin e pjesëtarëve të forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri Spasovski, bashkë me zëvendëskryeministrin përgjegjës për Koordinim me Resorët Ekonomikë, Milla Carovska, zëvendësministrin plotësues të Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel dhe drejtoreshën e DAP-it, Sanja Llukarevska do ta vizitojnë kompaninë e tekstilit “Albatros” në Shtip. Është paraparë takim me menaxhmentin dhe të punësuarit në fabrikë.

Në këtë takim, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, përfaqësues i Organizatës së Punëdhënësve, si dhe përfaqësues të Shoqatës “Gllasen tekstilec”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu