Qeveria e Çamërisë nuk lejon asnjë metër deti të meret nga Greqia, është hapësirë e Republikës së Çamërisë

Në cilatdo bisedime për ridefinimin e kufijve grek, është e detyrueshme që Qeveria e Republikës së Çamërisë, të jetë e përfaqësuar me zyrtarët e sajë.
REPUBLIKA E ÇAMËRISË

REPUBLIC OF CHAMERIA

QEVERIA–GOVERNMENT

Zyra për informim

Komunikatë për media

Të nderuar qytetarë të Republikës së Çamërisë

Ditëve të kaluar shtetasit e Çamërisë dhe në përgjithësi kombi shqiptarë i është nënshtruar një presioni diplomatik e politik prodhuar nga hegjemonia e qeverisë së Athinës duke përhapur informacione se përmes takimit me qeverinë aktuale të Tiranës do ta mbyllin në Kretë konfliktet e hapura greko- shqiptare.

Të nderuara media, më lejoni përmes jush të shpreh qëndrimin e qeverisë së Republikës së Çamërisë, jo për takimin e Kretës por për tërësinë e konflikteve greko-shqiptarë.

Shteti i Greqisë kufizohet me shtetin e Çamërisë dhe në asnjë metër gjatësie tokësore e as detare me Republikën e Shqipërisë.
Kufiri greko-çam nuk është më kufi i brendshëm i shtetit grek por kufiri i konfederatës greko – çame.
Në cilatdo bisedime për ridefinimin e kufijve grek, është e detyrueshme që Qeveria e Republikës së Çamërisë, të jetë e përfaqësuar me zyrtarët e sajë.
Cilindo vendim a marrëveshje që Greqia nënshkruan pa përfaqësinë e çamëve dhe arvanitasve, ne do ta konsiderojme si të pa pranueshme dhe si të tillë do ta denoncojmë në të gjitha qendrat e diplomacisë vendimmarrëse botërore.
Në fund më lejoni që përmes kësaj komunikate edhe njëherë ta ftoj diplomacinë botërore të njohi Republikën e Çamërisë dhe ta marrin në mbrojtje krijimin e institucioneve qeverisëse në tërë territorin e Republikës së Çamërisë.

Me respekt,

Zyra për informimi e Presidentit të Republikës së Çamërisë.

Festim Lato


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu