Qeveria e Kosovës merr vendim të ri për strehimin e afganëve

Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim të ri që lidhet me strehimin e afganëve në vend.

Sipas njoftimit nga Qeveria, mbrojtje e përkohshme do t’u ofrohet edhe një grupi të veçantë të përcaktuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pos atyre që janë në proces të aplikimit për Viza të Veçanta të SHBA-së.

“Sipas vendimit të miratuar sot, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi vjen pas mbledhjes së 28-të, të mbajtur online.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu