Qeveria e Kurtit ndan nga 100 euro për pensionistët

Në mbledhjen e Qeverisë është bërë shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e masës 3.2, Mbështetja për Pensionistët dhe Familjet me Asistencë (MFPT) dhe më pas është miratuar ajo.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo pikë është në kuadër të pakos së përballjes me inflacionin, ku është paraparë mbështetja prej 100 eurosh për pensionistët.

Në këtë mbledhje janë miratuar disa vendime tjera.

Kurti: Kemi rikthyer sistemin e financave publike në binar

Qeveria e Kosovës po zhvillon sot mbledhjen e radhës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se për këtë kohë sa janë duke udhëhequr qeverinë, kanë arritur disa objektiva.

“Ne kemi premtuar që të zhvillojmë politika të transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje. Janë ulur shpenzimet e panevojshme, janë ndalur ndërhyrjet në proceset e emërimeve në ndërmarrjet publike dhe në pozita e larta drejtuese”, tha Kurti.

Kurti përmendi edhe rastet e tjera dhe veprimet që i ka marrë qeveria e Kosovës, duke përmendur edhe rastin e ‘Terminalit doganor’ në Han të Elezit.

Po ashtu, sipas tij, një e arritur tjetër është edhe rasti që e ka fituar Qeveria në arbitrazhin ndërkombëtar, e që buxhetit të Kosovës, ia kanë shpëtuar mbi 65 milionë euro.

I pari i ekzekutivit foli edhe për sfidat që i ka Qeveria e Kosovës, e që sipas tij janë 400 ligje që janë në kundërshtim me njëri-tjetrit.

Përkundër dukurive negative që jemi përballur dhe po përballemi, si qeveri kemi arritur më shumë suksese se çdo qeveri paraardhëse. Për një vit e gjysmë qeverisje kemi rritje, e anti korrupsion, kemi qeveri social-demokrate e me stabilitet institucional, dhe kemi rikthyer sistemin e financave publike në binar”, tha ai.

Kurti tha se gjatë qeverisjes së tij janë shtuar mbi 15 mijë vende të reja të punës në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu