Qeveria e re në Malin e Zi, deputeti shqiptar: Boshnjakët jashtë saj, në opozitë bashkë me DPS

Deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Nikoll Camaj në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” foli për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi.

“Për momentin në opozitë mbetet PDS me partnerë të vet. Pakicat kroate kanë treguar rezerva ndaj një qeverie të tillë. Me Urën janë duke u vazhduar bisedimet, ndonëse pritshmëritë e Urës jane më të mëdha sesa Spajic mund të ofrojë. Po ashtu në opozitë do të mbeten edhe boshnjakët”, tha ai.

Ai renditi disa nga pikat e rëndësishme për të cilat shprehet se janë në vëmendjen e qeverisë së ardhshme. Camaj theksoi së ndër to bën pjesë çështja e NATO-s e cila mbetet pacënueshme, gjithashtu përmendi edhe raportet e mira me fqinjët.

Ne kemi synuar katër pika që janë; Kursi euratlantik i Malit të Zi, çështja e NATO-s mbetet e pacënueshme, vazhdohet të punohet dhe kultivohen raportet e mira dhe të avancohet me NATO-n. Pastaj kultivimi i raporteve të mira me fqinjët, ku është edhe Kosova. Nuk mund të preket çështja e çnjohjes, për cfarë shpesh flitet. Si edhe dy çështje lokale, njëra decentralizimi i pushtetit dhe aksioni afirmativ sa u përket pakicave. Këto katër pika janë pjesë të principeve të qeverisë së ardhshme. Megjithatë situata e re na shtyn që ne përsëri të bisedojmë së bashku dhe të marrin një qëndrim unanim”, thotë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu