Qeveria franceze nuk lëkundet as nga protestat, prezanton sot reformën e pensioneve

Qeveria franceze do të prezantojë sot në kabinet reformën e pensioneve, pa asnjë lëshim ndaj kërkesave kryesore të sindikatave. Ministri i Punës Olivier Dishopt do t’u drejtohet më pas gazetarëve së bashku me zëdhënësin e qeverisë Olivier Veran.

Pas ditës së parë të grevave dhe demonstratave që përfshinin një deri në dy milionë qytetarë që dolën në rrugë në të gjithë vendin dhe përpara ditës së ardhshme të demonstratave më 31 janar, presidenti francez Emmanuel Macron dhe qeveria e tij po përfitojnë nga mbledhja e sotme e kabinetit për ritheksuar qëllimin e tyre.

Ndryshimi i moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, një nga masat kryesore të reformës, është kundërshtuar me forcë nga të gjitha sindikatat, si dhe nga partitë opozitare dhe, sipas sondazheve, nga shumica dërrmuese e francezëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu