Prindër, të cilët kanë sjellë në jetë ankohen se Ministria e Brendshme i bllokon vazhdimisht fondet për shpërblimin e bebeve.
Shpërblimi i bebes që sipas ligjit jepet nga Ministria e Brendshme në momentin kur prindi regjistron fëmijën në zyrat e gjendjes civile, në fakt zvarritet prej vitesh.
Deri në qershor të këtij viti qeveria kishte ende rreth 293 milionë lekë, apo 2.3 milionë euro detyrime të pashlyera në zërin e shpërblimeve të bebeve që kanë lindur.
Shpërblimi i bebes së porsa lindur, në vlerën e 5 mijë lekëve është e përcaktuar me ligj.
Qytetarët thanë për TCH se Ministria e Brendshme e shkel vazhdimisht këtë detyrim.
Në janar të vitit 2019 ka nisur të jepet bonusi i bebes të porsalindur nga Ministria e Shëndetësisë, por ky shpërblim nuk ka lidhje me atë që duhet të japë Ministria e Brendshme.










