Qeveria italiane në “fije të perit”, mediat: Conte mund të japë dorëheqjen nesër

Qeveria italiane duket se ndodhet në “fije të perit”. Mediat vendase po aludojnë për një dorëheqje të mundshme të kryeministrit Giuseppe Conte. Sipas La Republica, Conte mund të shkojë nesër në presidencë dhe të japë dorëheqjen ose do të synojë të rikrijojë një qeveri të tretë “Conte” duke siguruar mbështetjen në senat.

Burimet për një dorëheqje të mundshme të Contes i referuar burimeve pranë maxhorancës ndërkohë që nga presidenca nuk ka asnjë deklaratë për ndonjë pritje të mundshme për numrin një të qeverisë.

Nesër në mëngjes pritet një mbledhje e këshillit të ministrave ku Conte do të zyrtarizojë vendimin që ka ndërmarrë përpara ministrave.

Disa ditë më parë Matteo Renzi tërhoqi nga kabineti dy ministrat e tij duke e çuar në krizë qeverinë italiane. Shkak u bënë përplasjet mes tyre për menaxhimin e buxhetit për përballimin e pandemisë së COVID.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu