Qeveria ka emëruar disa drejtorë, ja emrat

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në seancën e gjashtë ka marrë disa vendime për emërimin e disa drejtorëve të institucioneve, një pjesë do të jetë ushtrues detyre.

Fejsall Beadini, u.d. drejtor i Byrosë së Vlerësimit, autoritet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Sedat Rushani emërohet në u.d.drejtor i Byrosë së Metrologjisë, organ në kuadër të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Shaban Allajbegu emërohet ushtrues detyre drejtor i Inspektoriatit Shtetëror Arsimor.

Haqim Ramadani emërohet u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale.

Zuhejr Rexhepi emërohet ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit dhe Urbanizmit.

Mesud Jakupi, u.d.drejtor i Agjencisë për Rezerva Mallrash.

Xheladin Xheladini u.d. drejtor i Institucionit Korrektues të Burgut Tetovë.

Selatin Beluli, emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vesna Peshova emërohet ushtruese e detyrës zëvendësdrejtore e Agjencisë për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Eljesa Neziri, u.d. drejtor i Zyrës Shtetërore për Pronësi Industriale.

Granit Osmani emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për aplikimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu