Qeveria ka një lajm për administratorë që rrijnë në shtëpi

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar Strategjinë për reforma në administratën shtetëror. Ministri Damjan Mançevski tha se kjo Strategji do të bazohet në katër shtylla, ndërsa si një nga problemet që do të luftohet tha ai, është depolitizomi i administratës.

“Depolitizimi do të bëhet nëpërmjet avancimit të procedurave për selektim, punësim dhe avancimin e parimeve të meritës, trajtim të drejtë dhe të barabar, si dhe përfaqësim adekuat të të gjithë bashkësive. Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet edhe profesionalizimit të strukturave udhëheqëse dhe do të vendoset kategoria e Administratorëve të lartë shtetëror. Jemi në fazën finale së bashku me Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, që menjëherë pasi të hyn në fuqi këto ndryshime ligjore, ndërsa kjo është çështje dite, menjëherë do të fillojmë me zgjidhjen e këtij problemi të gjatë, i cili me padrejtësi qëndron i pazgjidhur. Pra, paralajmëroj zgjidhje të shpejtë”, deklaroi Mançevski.

Në lidhje me atë se çfarë po ndodh me personat që janë të punësuar dhe marrin rrogë, por nuk shkojnë në punë, Mançevski tha se me ndryshimet ligjore të cilët janë në procedurë, këta persona, në përputhshmëri me kualifikimet e tyre, do të mund të shpërndahen në tërë sektorin publik si: shkolla, spitale dhe ndërmarrje publike, dhe jo vetëm në ministritë sikurse tani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu