Qeveria kërkon që dënimet për kompanitë e vogla të ulen për dy herë e gjysëm

Për personat fizik 75 për qind dënime më të ulta, ndërsa për kompanitë e vogla dënime për 2.5 për qind më të ulta. Kjo parashikohet në Propozim-Ligjin për ndëshkime i cili është miratuar sot në seancë qeveritare.

Siç bëjnë të ditur nga Qeveria, përcjell SHENJA, qëllimi i Ligjit është ulja e dënimeve rigoroze për qytetarët dhe kompanitë.

“Dënimet do të jenë në përputhshmëri dhe nuk do të kërcënojnë punën dhe mbijetesën e kompanive, e as do të vështirësojnë jetën e qytetarëve. Po ashtu, propozim-ligji parashikon edhe paralajmërime për parandalim”, kanë informuara nga shërbimi i Qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu