Qeveria mburret me punët që i ka bërë Alternativa vitin e kaluar

Qeveria ka promovuar sot investimin e kompanisë belge Avesta Battery & Energy Engineering (ABEE), e cila do të ndërtojë fabrikë për prodhimin e baterive për makinat elektrike në Zonën e Lirë Ekonomike të Kërçovës.

Në promovimin e investimin u fotografua Ministri i Ekonomisë nga BDI-ja, Kreshnik Bekteshi, por ardhja e kësaj kompanie në Maqedoninë e Veriut është meritë e kuadrove të Alternativës.

Ish-drejtori i Agjencisë së Investimeve të Huaja, Bekim Emini, ka zhvilluar takime me krerët e kompanisë nga Belgjika gjatë vitit 2022. Dëshmi për këtë është edhe njoftimi i tij nga 4 maji 2022, kur Emini zhvilloi takim me themeluesin e kompanisë ABEE, Noshin Omar.

Angazhimi i drejtorit nga Alternativa i dha frytet duke bindur kompaninë që të investojë në Maqedoninë e Veriut. Vlera e investimit është 40 milionë euro dhe do të hapen 600 vende të reja pune.

Në mungesë të rezultateve, kuadrove të BDI-së dhe funksionarëve të Qeverisë në përgjithësi, u mbetet të mburren me punën dhe sukseset e qeverisjes së Alternativës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu