Qeveria me vendim nëse do të ketë lehtësim të masave ose jo

Të gjitha masat për mbrojtje nga koronavirusi tani për tani mbeten në fuqi. Nëse do të ketë lehtësim do të varet nga numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19 sot dhe nesër.

Ky është rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje infektive pas mbledhjes së djeshme në të cilën është diskutuar mundësia e lehtësimit të masave të deritanishme për parandalimin dhe mbrojtjen kundër përhapjes së koronavirusit.

Trendi i rasteve të reja me Kovid-19 në dy ditët e ardhshme, do të shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit për sëmundje infektive nesër, pas së cilës do t’i jepen rekomandime të reja Qeverisë për veprime të mëtejshme në lidhje me masat.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në mënyrë të vazhdueshme t’i zbatojnë masat, ta respektojnë ndalimin e grupeve më të mëdha se dy persona, të mbajnë distancë prej të paktën dy metra dhe të mbajnë pajisje mbrojtëse për fytyrë në rast se hapësira midis qytetarëve është më e vogël se siç përcaktohet.

Kryeministri Oliver Spasovski tha se vendimet e qeverisë për masat do të bazohen vetëm në mendimin e ekspertëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu