Qeveria miraton benificione për studentët

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot, në seancën e 49-të, shqyrtoi dhe miratoi informacionin për zbatimin e projektit ,, Vakt studentor i subvencionuar dhe nevoja të tjera të studentëve”, dhe obligoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të përgatisë propozim-akte ligjore dhe nënligjore për implementimin e projektit, jo më vonë se 31.05.2018, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës; Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale; Ministrinë e Financave; Ministrinë e Ekonomisë; Sekretariatin e Përgjithshëm dhe Kabinetin e ministrit pa portofol, i angazhuar për përmirësim të klimës së investimeve të ndërmarrjeve vendore profesor Dr. Zoran Shapuriq.

Projekti ,,Vakt studentor i subvencionuar dhe nevoja të tjera të studentëve” parashikon mundësinë e subvencionimit të nevojave të një student me zgjedhja të tij, si: vakt, biletë autobusi, kartë për në teatër, libër dhe shërbime të tjera gjatë ditës, dhe pagesa do të bëhet nëpërmjet një telefon celular ose një kartela studentore dixhitale.

Ky projekt, më shumë se 10 vjet zbatohet me sukses në Republikën e Sllovenisë. Nga institucionet në Slloveni ekziston pajtim dhe përkrahje për zbatimin e projektit edhe në Republikën e Maqedonisë, me përshtatje të caktuara, në pajtim me mundësitë financiare të Republikës së Maqedonisë. Nga ana e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë ekziston pajtim për mbështetjen teknike dhe ndihmën në realizimin dhe zbatimin e këtij projekt në Republikën e Maqedonisë.

Në pjesën e rishikimit të gjendjeve dhe përparimit në procesin e integrimit evropian, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për themelimin e një ,,Komitet Drejtues të Konsorciumit për përforcimin e proceseve zgjedhore dhe politike dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në mbështetje të zbatimit të reformave kryesore.

Në kuadër të këtij informacioni, Qeveria obligoi bashkë -kryesuesit e Komitetit Drejtues, Zëvendës-kryeministrin i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe Zëvendës-kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes Radmila Sheqernska Jankovska, të informojnë Qeverinë për përparimin në realizimin e aktiviteteve të parashikuara , të paktën në nivel tremujor.

Komiteti Drejtues ka për qëllim të sigurojë mbështetje për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në identifikimin dhe zhvillimin e prioriteteve për ndihmë teknike për përforcimi dhe zbatimin e reformave duke përforcuar kapacitetet në fushën e qeverisjes së mirë.

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi Informacionin për Programin Vjetor për ndërtim, rindërtim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore për vitin 2018, dhe miratoi një vendim për dhënien e pajtimit për realizimin e programit vjetor të dorëzuar të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Në seancën e 49-të e sotme qeveritare, u shqyrtua dhe u miratua Informacionin për përparimin e zbatimit të procesit të hartimit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes 2018 (RSM 2018). Qeveria obligoi Ministrinë e Mbrojtjes të vazhdojë me fazën e dytë të procesit të hartimit të RSM, si dhe të punojë në zhvillimin e mëtejshëm të propozimit të Strategjisë së Mbrojtjes në përputhje me dinamikën e planifikuar.

Qeveria sot miratoi informacionin për kursin dhe përparimin e aktiviteteve në lidhje me furnizimin e pajisjes mjekësore, inventarit mjekësor dhe jo mjekësor në institucionet shëndetësore dhe IShP – Spitali Special për Ortopedi dhe Traumatologji Shën.Erazmo – Ohër me një vlerë prej 150, përkatësisht 120 milionë denarë për këtë vit dhe për vitin 2019 dhe vitin 2020 me dinamikën e pagesave të përcaktuar për çdo vit.

Qeveria shqyrtoi Informacionin për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara të Komitetit Kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit dhe përcaktoi afatet për hartimin e strategjive kombëtare dhe planeve aksionare për parandalimin e radikalizmit ekstrem dhe luftën kundër terrorizmit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme shqyrtoi dhe miratoi raporte për punën vjetore dhe financiare të disa ndërmarrjeve publike dhe komisioneve, si dhe propozim-programin për punën e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për vitin 2018.

Me propozimin e Ministrisë së Drejtës, në seancën e sotme është e shqyrtuar dhe e miratuar Informatën për Programin për kompensimin e një fëmijë që është viktimë ose është e dëmtuar nga një akt i paraparë me ligj si veprim penal të dhunës dhe aktet të tjera të dhunës individuale ose grupore për vitin 2018.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozoi, dhe Qeveria miratoi më shumë programe në fushën e politikës sociale për vitin 2018 si Programi për subvencionimin e konsumin e energjisë, Programi për zhvillimin e veprimtarisë për mbrojtjen e fëmijëve, Programi për realizimin e mbrojtjes sociale, si dhe Programi për refundimin e mjeteve të paguara si taksa doganore, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akciza për furnizimin e një makine të pasagjerëve për personat me të paktën 80% të paaftësisë fizike të gjymtyrëve të poshtme, personat me aftësi të kufizuar të matura, të rëndë dhe të thellë intelektuale, për personat plotësisht të verbër që janë me shoqërues dhe për njerëzit plotësisht të shurdhër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu