Qeveria njofton ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut

Qeveria ka kumtuar mbrëmjen e sotme me anë të një kumtese për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe për hyrjen në fuqi të marrëveshjes finale, amandamenteve kushtetuese dhe ligjit kushtetues për implementimin e amendamenteve:

Gjithashtu kumtojmë se janë plotësuar kushtet për hyrjen në fuqi të amendamenteve të Kushtetutës se Maqedonisë së Veriut dhe ligjit kushtetues për implementimin e amendamenteve të Kushtetutës të Republikës se Maqedonisë, të cilat Kuvendi i Republikës i miratoi më 11 janar 2019. Po ato hyjnë në fuqi sot, me 12 shkurt, pas shpalljes në Gazetën Zyrtare- thuhet në kumtesën e qeverisë.

Gjithashtu emri ka ndryshuar edhe në faqen zyrtare të saj, siç shihet edhe në foto, nga Republika e Maqedonisë që ishte deri para pak minutash në Republika e Maqedonisë së Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu