Qeveria shqiptare me sytë nga paraja saudite, Gramoz Ruçi në Riad: Në pritje të investimeve

Në rendjetë “parasë së madhe” saudite, një tjetër përfaqësi e mazhorancës ka vizituar Riadin, pas një sërë viztash të kryeministrit Rama e një nënshkrimit të disa marrëveshjeve.

Së fundi, në Mbretërinë saudite është gjendur kryeparlementari Ruçi, i cili i ëështë gëzuar faktit se mes dy vendeve janë shtuar urat e bashkëpunimit.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik midis të dy vendeve duhet të përkthehet në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tregëtar dhe të investimeve saudite, të cilat janë të mirëpritura në Shqipëri”, është shprehur Ruçi.

Ndër provat më konkrete të bashkëpunimit të shtuar shqiptaro-saudit, është vemdosja e një linje fluturimi direkt Tiranë-Riad. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu