Qirinjtë aromatikë prodhojnë më shumë avuj helmues sesa cigarja

Thithja e tymit të qirinjve aromatikë, të cilët më së shpeshti ndizen në ambiente të ajrosura dobët si në banjë, shton rrezikun nga astma, ekzemat dhe problemet tjera me lëkurë, ka zbuluar një studim i Universitetit të South Carolina.
Llojet e shtrenjta të qirinjve nga dylli i bletëve rrallë mund të shkaktojnë problem, derisa shumica e qirinjve të importuar dhe të lirë janë të bazuar në dyllin e parafinës – nënprodukt i rafinimit të naftës.
Shkencëtarët kanë pohuar sesi ndezja e shpeshtë e qirinjve të bazuar në dyllin e parafinës, ka ndikim më të keq në shëndet sesa pirja pasive e duhanit.
”Përbërësit organikë të avullueshëm dhe kemikalet kancerogjene si touleni dhe benzeni nga qiriri shkaktojnë me siguri të plotë sulmet e astmës, ndërsa i bëjnë dëm edhe tërë organizmit”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr.Amid Hamidi.

Këshilla për ndezje të sigurt të qirinjve:
– Zgjidhni qirinjtë me bazë nga dylli i bletëve ose soja;
– Qirinjtë e zakonshëm, për shembull ata pa aromë, përmbajnë më pak tym dhe grimca të dëmshme;
– Qirinjtë me dyllë të fortë janë alternativë më e mirë e varianteve me xhel . Pikërisht ajo materie xhelatinoze është krijuar nga nënproduktet e naftës;
– Zgjidhni qirinj me fitil më të vogël e më të hollë, sepse prodhon më pak tym;
– Qirinjtë t’i ndizni në një ambient të ajrosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu