Qytetarët besojnë më shumë Elvis Naçin se qeverinë, edhe me tespi Rama mezi mblodhi 10% të imamit

Gazetari dhe analisti i njohur, Andi Bushati, është shprehur se besueshmëria e shqiptarëve ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, është në nivel mjaft të ulët.

I ftuar në emisionin “Open”, Bushati tha se kjo gjë konstatohet nga fakti, se shqiptarët më shumë i besojnë një imami si Elvis Naçi se sa kryeministrit dhe qeverisë.

Sipas Bushatit, kjo gjë vërtetohet nga fakti se imami dhe bamirësi Naçi ka mundur të mbledhë 10-fishin e parave që ka mbledhur qeveria për tërmetin e 26 nëntorit.

Ai tha: ‘E kuptoni çfarë skandali, Elvis Naçi, një imam, prift apo dervish quajeni, mbledh dhjetëfishin e Edi Ramës, e kuptoni nivelin e besueshmërisë së qeverisë?! Edhe kur del me tespie, prapë 10% të Elvis Naçit mbledh Edi Rama.’


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu