Qytetarët e Manastirit akuzojnë për vjedhjen e pllakave të varreve nga varrezat

Tome Tapovski nga Manastiri pretendon se persona të panjohur përdhosin varrin e nënës në varrezat Svetonedelski në Manastir. Pllakat e mermerit nga të katër anët janë hequr deri në beton. Tapovski dyshon se ndoshta pllakat e mermerit janë vjedhur për t’u rishitur, sepse edhe qytetarë të tjerë nga Manastiri janë ballafaquar me përvojë të tillë të pakëndshme, përkatësisht kanë mbetur pa pllaka varrevt nga banesat e përjetshme të të dashurve të tyre.

– Kur ne shkuam, pamë se pllakat mermerit ishin të nxjerrura. Kjo për mua është një përdhosje e një vendi pushimi, përvojë e pakëndshme. Për të bërë një varr është rreth një mijë euro. Por këtu, nuk janë vetëm të holla në pyetje, por diçka shumë më e fortë emocionet – tha Tapovski.

Qytetari i Manastirit ka raportuar rastin në NP “Komunaec”, në kompetencë të të cilit është edhe mbajtja e varrezave Svetonedelski. Ka shkuar edhe në polici, por nuk ka pasur reagime për rastin e tij. Tapovski thotëse rregullisht paguan faturat e tyre për vendin e varrimit.

Paraqita rastin në NP “Komunalec”, por më thanë se nuk kishin kompetenca. Lajmërova edhe në departamentin ligjor, por edhe ata njësoj m’u përgjigjën. “Kot raporton, ka edhe raste të tjera dhe as nuk kanë për të të dalur në ndihmë”, më thonë. Iriton pakujdesia. Para japim, dhe askush nuk kujdeset për këtë. Nuk e di cila është përgjegjësia e tyre – tha Tapovski.

Nga policia e Manastirit thonë se këtë vit ka pasur lajmërime nga qytetarët për dëmtimin e varreve, por kjo dukuri e tillë nuk është e shpeshtë.

– Ne kemi pasur raporte të dëmtimit të varreve, por ato janë të rastësishme dhe nuk bëhet fjalë për përdhosje- thotë Sanja Stamatova, zëdhënëse e SHPB Manastir./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu