Qytetarët: Maqedonia ka ecur “rikverc”

25-vjetori i pavarësisë i gjen me qëndrime të ndryshme por edhe me mendime të ndara në baza etnike qytetarët e Maqedonisë. Banorët maqedonas, mendoj se për dy dekada e gjysmë pavarësi vendi ka përparuar shumë, por ka edhe prej tyre që mendojnë se punët shkojë vështirë, duke kërkuar më tepër përgjegjësi nga politikanët.

“Shumë vështirë, siç po shkojnë punët, akoma më vështirë bëhet, për fat të keq”, tha një qytetar.

“Mirë ndjehemi, super, jemi të kënaqur, shpresojmë se do të bëjnë edhe më mirë nga ajo që kanë bërë deri më tani. Duhet por këtë politikanët duhet ta rregullojnë”, tha një qytetar tjetër.

“Amerika 200 vite, Anglia dhe Franca 1000 vite, pas 1000 viteve edhe ne do të jemi mirë, tani për tani për 25 vite shumë është bërë edhe në aspektin e pasurive materiale edhe në aspektin e demokracisë”, tha një qytetar tjetër.

“Duhet politikanët pak më tepër t’i përkushtojnë rëndësi, klasës politike që jemi mbas”, deklaroi një qytetar.

Por, ndryshe mendojnë qytetarët shqiptarë. Ata shprehen të pakënaqur nga kushtet e jetesës, por dhe siç thonë, qasja diskriminuese e politikës, të cilën e quajnë si tmerr. Qytetarët shqiptarë thonë se partitë maqedonase kanë punuar më tepër për popullatën e tyre se sa ata shqiptare.

Aspak 00, 0 për qind. Më së pari vlerësoj se Qeveria aktuale asgjë s’ka punuar për popullin. VMRO-ja ka punuar mirë për popullin e vetë, ndërsa BDI aspak për popullin e vetë s’ka punuar. Normal për interesa personale. Dhe këtë e vlerësojë nga ane BDI-së si një diskriminim të popullatës së vetë shqiptare. Sepse mashtrohet popullata vetëm me disa punësime në administratë që nuk është e mundshme të gjithë të punojnë në administratë. Shumë është me rëndësi se nuk kemi industri, nuk kemi prodhime të mëdheja dhe ti premtohet popullatës që ka diçka me të vërtetë punë ku do të punësohen dhe jo në bazë partiake por në bazë profesionale”, tha një qytetarë.

“Nuk ka lëvizur nga pika zero aspak, mund të themi ka bërë hapa rikverc me shpejtësinë e breshkës. Pas 25 viteve, po të kishim pasur politikan me karizëm dhe një konsensus mes tyre sigurisht se nuk do të ishim në gjendje të mjerueshme. Besoj se do të ishim shumë më larg. Por mentaliteti i krimbur e bëri të vetën dhe jo vetëm ky 25 vjetor, por nëse vazhdojmë kështu, edhe shumë përvjetorë do të na gjejnë në këtë derexhe”, tha një qytetar.

Shumica e qytetarëve shqiptarë shprehen se ende edhe pse kanë lindur dhe jetojnë në këtë shtet, shpesh ndjehen si ne vend të huaj, kur shikojnë se si diskriminohen dhe trajtohen me standarde të dyfishta nga vetë institucionet./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu