Qytetarët pyesin grupin e “Zjarrit” pse është i pakënaqur Kastriot Rexhepi?

Një ditë pas takimit të grupit të zjarrit me “degën” e Studeniçanit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar komente të ndryshme duke shkuar edhe më tej duke pyetur grupin e të pakënaqurve në BDI se me çfarë është i pakënaqur ish deputeti i LSDM-Besa, Kastriot Rexhepi i cili mori pjesë në këtë takim.

Aktivisti i shoqërisë civile Arjanit Xhaferi në një koment në lajmin e TV21 ka pyetur po të njejtën pyetje se pse është i pakënaqur deputeti Kastriot Rexhepi.

Ndryshe Rexhepi ishte pjesë e Lëvizjes Besa ndërsa kur Besa u nda në dy grupe, Rexhepi mbeti në grupin e Kasamit dhe si i tillë ishte në postin e nënkryetarit, kandidat për kyetar komune në Çair të cilat i humbi sidhe deputet i Lëvizjes Besa në koalicionin “Mundemi” me LSDM-në. Rexhepi pas një marrëveshje të partive opozitare për të rëzuar qeverinë nuk mori pjesë pasi sipas tij kjo qeveri ishte në rrugë të mirë dhe në rrugë drejt BE-së ndërsa pas një kohe në TV Alsat deklaroi se me Izet Mexhitin kanë raporte shumë të mira pasi i ka qëndruar pranë. Së fundmi Rexhepi i është bashkuar pakënaqësive të grupit të Zjarrit edhe pse vetë Rexhepi nuk është pjesë e BDI-së dhe aq më pak deputet nga radhët e BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu