Ish-kryeministri Sali Berisha publikon në faqen e tij të “Facebook” videon e publikuar nga Presidenti Ilir Meta, që sipas tij, tregon shkeljet e kreut të KED, Ardian Dvorani.
Në mesazhin e tij, Berisha shkruan se Dvorani duhet të jetë para ligjit, pasi ka thyer Kushtetutën dhe ligjet për të kapur Rama Gjykatën Kushtetuese.
Berisha ka shtuar akuzat në drejtim të Dvortanit, duke thënë se ai fshehu 100 milionë lekë pasuri.
Akuzat që ai ka ndarë në rrjetet sociale nuk janë pritur mirë nga ndjekësit. Ata shprehen se Berisha është i pari që duhet të dalë para drejtësisë.











