Qytetari mer kredi 40 mijë denarë, pas dy ditesh shkon ta kthen i kërkojnë 56 mijë denarë

Qytetarët që nuk janë në gjendje për të marrë kredi nga banka, marrin kredi të shpejta.

“Njeriu i cili nuk është në gjendje financiare për të marrë kredi bankare, merr kredi të shpejta në kesh prej 40 mijë denarëve. Ndërkohë, realizon të ardhura të paplanifikuara dhe thotë, nuk mu kujtua që ta mbyll kredinë. Shkon pas dy ditëve për ta mbyllur kredinë prej 40 mijë denarëve dhe paguan 56 mijë” – deklaroi Dimitar Apasiev, E Majta.

Prej atyre që mund të marrin kredi bankare, 80% e tejkalojnë pragun e xhirollogarisë transaksione dhe në këtë mënyrë vitin e kaluar bankat kanë përfituar 200 milionë euro dhe këtu është edhe minusi në kartelat prej 400 milionë eurove. Kjo është 1/3 nga të gjitha kreditë që i kanë marrë personat fizik.

“Bartësi i qarkullimit të pagesave, këto janë bankat, mund të arkëtojë kompensim për kryerjen e punëve në qarkullimin e pagesave sipas tarifës që e përcaktojnë vetë. Do të thotë se vetë e përcaktojnë e jo Banka popullore. Vetëm kanë për obligim që ta publikojnë tarifën në vend të dukshëm në bankë dhe në ueb faqen dhe kaq. Nuk i rregullojnë përqindjet, asgjë nuk rregullojnë, të gjitha i bëjnë vetë bankat” – pohoi Dimitar Apasiev, E Majta.

Zëvendësguvernatori i Bankës Popullore, Fadil Bajrami deklaroi se Banka Qendrore punon në përputhje me ligjet që janë në fuqi.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje deputetëve pa përjashtim, duke i përfshirë edhe ata të LSDM-së që ta shqyrtojnë Ligjin për Bankat.

“Do t’u bëj thirrje deputetëve, pa përjashtim, përfshirë edhe të LSDM-së ku bëj pjesë edhe unë, që ta shqyrtojnë Ligjin për Bankat në këtë pjesë dhe përmes një debati publik këtu në Kuvend të përcaktohet nëse mund të bëhet intervenim lidhur me lartësinë e vlerës absolute në përfitimin e përgjithshme të bankave që vjen nga të ardhurat pa normë interesi.” – deklaroi Dimitar Kovaçevski Kryeministër.

Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit tha se në përgatitje janë ndryshimet e Ligjit për Shoqëritë Financiare. Stopanska Banka SH. A.- Shkup e ka rritur përfitimin për 16 milionë euro vetëm nga provizionet, kurse Banka Komerciale për mbi 16 milionë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu