Qyteti turistik i Venecias përfshihet nga përmbytjet më të mëdha ndonjëherë

Venecia është përfshirë nga përmbytjet më të mëdha në më shumë se 50 vjet, duke lënë të përmbytur pjesën më të madhe të destinacionit turistik, transmeton Gazeta Metro.

Zyrtarët e qytetit thanë që batica arriti deri në 187 cm, 7 cm më pak se në vitin 1966. Shumë nga sheshet historike të qytetit kanë mbetur nën ujë të thellë. Vizitorët u detyruan të bënin rrugën e tyre përgjatë platformave të përkohshme mbi ujë, ndërsa të tjerët mbanin mjete kundër motit të lagësht, që të shpëtonin nga përmbytjet.

Kafenetë, dyqanet dhe bizneset e tjera u përmbytën nga uji i madh, duke bërë që edhe çerdhet të mbyllen si një masë paraprake.
Sheshi i Shën Markut kishte më shumë se një metër ujë, dhe Bazilika e Shën Markut u përmbyt për herën e gjashtë në 1200 vjet, katër nga përmbytjet ndodhën në dy dekadat e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu