Raketat ruse në Poloni, qeveria shton gatishmërinë e ushtrisë, mund të aktivizohet neni 4 i NATO-s

Qeveria polake ka dhënë një reagim zyrtar pas rënies së raketave ruse këtë mbrëmje në fshatin polak, në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Sky News, raporton se qeveria polake konfirmon se në vend ka pasur një shpërthim, që ka vrarë dy qytetarë, duke theksuar se vendi po rrit gatishmërinë e njësive ushtarake.

Ndër të tjera një zëdhënës shtoi se Polonia po shqyrton nëse duhet të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s.

Çfarë është Neni 4 i NATO-s?

Sipas NATO-s, konsultimi sipas nenit 4 mund të çojë në veprim kolektiv midis 30 vendeve anëtare
Polonia aktivizoi nenin 4 në vitin 2014 pas agresionit të mëparshëm rus në Ukrainë, një takim që rezultoi në përpjekje të mëtejshme të aleancës për të qëndruar së bashku kundër çdo Neni 4 është i ndarë nga neni 5, i cili thotë se një sulm kundër një anëtari konsiderohet si sulm kundër të gjithëve

Sakaq Polonia nuk ka konfirmuar ende burimin e shpërthimit. Moska nga ana e saj mohon të jetë e përfshirë, duke u cilësuar deklaratat polake “provokim të qëllimshëm”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu