Raketat ruse në Poloni, reagon Rama: Jemi të shqetësuar, keni solidaritetin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se dy raketa ruse kanë rënë në një fshat në Poloni në kufirin me Ukrainën. Rama ka bërë një postim në Twitter, ku shprehet i shqetësuar për situatën në Poloni, ndërsa thekson mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Poloninë.

Kryeministri i drejtohet homologut te tij polak, duke i nënvizuar solidaritetin dhe mbështetjen e vendit tonë kundrejt Polonisë.

Postimi i plote:

“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë.”

Kujtojmë se një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha me herët se raketat ruse kaluan edhe në Poloni, duke vrarë dy persona, raporton AP. Polonia është shtet anëtar i NATO-s. Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën në një fshat polak, i cili gjindet pranë kufirit me Ukrainën.

Pentagoni tha se nuk mund t’i konfirmojë këto raportime.

Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet e mediave, të cilat pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një vendndodhje brenda Polonisë, afër kufirit me Ukrainën. Mund t’ju them se ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar këto raportime dhe jemi shikuar këtë çështje edhe më tej”, tha ka thënë koloneli Patrick Ryder, një zëdhënës i ushtrisë amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu