Raketat ruse në Poloni, Von der Leyen: Jam e alarmuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ishte e alarmuar nga raportet nga Polonia. “E alarmuar nga raportet për një shpërthim në Polonim, pas një sulmi masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës.

Shpreh ngushëllimet e mia dhe mesazhin tim të më të fortë të mbështetjes dhe solidaritetit me Poloninë dhe miqtë tanë ukrainas.

Për të përmbledhur, sonte u shfaqën akuza se raketat ruse goditën një fshat polak afër kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona.

Vdekjet u konfirmuan nga Polonia në orën e fundit, por burimi i “shpërthimit” mbetet i paqartë.

Ka pasur thirrje ndërkombëtare për të krijuar një pasqyrë të qartë të situatës përpara se të ndërmerren hapa të mëtejshëm. Rusia ka mohuar çdo përfshirje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu