Raketat ruse po godasin Poloninë, shtet anëtar i NATO-s

Një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan njoftoi se raketa ruse kanë kaluar mbi Poloni, një vend anëtar i NATO-s, duke vrarë dy persona. Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por tha se udhëheqësit e lartë të vendit po mbanin një takim urgjent për shkak të asaj që ai e cilësoi një ‘situate krize’.

Mediat polake raportuan se dy persona humbën jetën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë në Przewodów, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën. Zona përdorej për tharjen e grurit.

Me herët të martën Rusia goditi disa objekte energjetike të Ukrainës në sulmin më të madh me raketave deri më tani, duke goditur objektiva nga lindja në perëndim dhe duke shkaktuar ndërprerje në masë të energjisë elektrike. Në një reagim të tij Presidenti Volodymr Zelenskyy tha se “vendi i tij do t’i mbijetojë çdo gjëje“.

Një zyrtar tha se sulmet prekën edhe Moldavinë fqinje ku u raportuan ndërprerje masive të energjisë për shkak të daljes nga funksioni të linjës kryesore të energjisë që furnizon vendin e vogël.

Sipas Kievit, Rusia lëshoi të paktën 85 raketa, shumica e të cilave goditën infrastrukturën energjetike të Ukrainës duke lënë shumë qytete pa energji elektrike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu