Rakic pyet pse anëtarët serbë nuk u helmuan: S’ka pasë kurrfarë helmi, kjo u bë për vjedhje

I pari i Listës Serbe, Goran Rakic, është deklaruar pas rastit të sotëm, duke e quajtur farsë shoviniste të bërë nga Policia e Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor dhe institucionet tjera kosovare.

Duke folur për mediat serbe, ai e quan helmimin e 26 anëtarëve të KQZ’së nga zarfet serbe ‘farsë shoviniste nën regjinë e partive politike shqiptare’.

“Farsë shoviniste nën regjinë e partive politike shqiptare, me ndihmën e Policisë së Kosovës, Komisionit Qendror Zgjedhor dhe institucioneve tjera kosovare, duke bërë vjedhjen e votave serbe në favor të Rashicit, Petrovicit, Rada Trajkovicit, Jablanovicit dhe serbëve tjerë të dëgjueshëm, në qendër të Prishtinës”, ka thënë ai.

Rakic më tej hedh dyshime rreth ngjarjes për shkak se, siç thotë ai, në qendër kanë qenë edhe anëtarët serbë, e të cilët, thotë ai, “nuk kanë nuhatur kurrfarë kundërmimi e as që kanë pasur ndonjë problem”.

Duke tentuar të dramatizojë situatën, Rakicthotë se nga objekti janë larguar të gjithë vëzhguesit e Listës Serbe, mirëpo Policia ka konfirmuar se nga objekti janë larguar të gjithë të pranishmit, jo vetëm serbët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu